James Rodriguez është i hapur t’i bashkohet Napolit këtë verë, me Real Madridin që është treguar i gatshëm ta ulë çmimin e tij prej 42 milionë eurove.
Mesfushori kreativ i Kolumbisë u kthye në Real Madrid pas dy vjetëve huazimi në Bayern Munich, por për të nuk ka vend në planet e Zinedine Zidane.
Gazeta italiane Corriere dello Sport shkruan se James është synimi kryesor i Napolit, me kërkesë të Carlo Ancelottit, këtë verë.
Trajneri italian ka punuar me kolumbianin gjatë kohës së tyre në Real dhe Bayern.
Besohet se Real Madridi është i gatshëm ta ulë çmimin prej 42 milionë eurove për të, të cilin Bayerni pati mundësi ta paguajë për ta blerë atë, por nuk deshi.
Napoli është i gatshëm t’i ofrojë Jamesit kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 6.5 milionë euro.