James Rodriguez do të rikthehet te Real Madridi në fund të sezonit.
Drejtuesit e klubit të Bayern Munichut, kanë vendosur të mos e paguajnë kartonin e lojtarit dhe ta rikthejnë nga huazimi pas dy vjetëve te Real Madridi, transmeton KTV.
Por, sipas “AS”, edhe krerët e klubit “Mbretëror” nuk dëshirojnë ta mbajnë kolumbianin.
Real Madridi gjatë verës synon ta shesë Jamesin, për të mbledhur fonde për ta përforcuar ekipin.