James Rodriguez është larguar nga Premier League, pas eksperiencës me skuadrën e Everton. Kolumbiani ishte i preferuari i Carlo Ancelotti, ndërsa me largimin e italianit situata e tij ndryshoi.
Dëshira e Rodriguez ishte të luante në një kampionat të fortë, por shumë klube nu kia plotësonin atij kushtet financiare.
Kështu ai ka pranuar propozimin e Al Rayyan në Katar, ndërkohë që spanjollja “AS” ka zbuluar një klauzolë interesante.
Në marrëveshjen me Al Rayyan, James ka përfshirë një pikë në kontratë që e lejon atë të largohet falas nëse e kërkon PSG, ku luan edhe Leo Messi.