James Rodriguez karrierën mund ta vazhdojë në një tjetër elitar në Evropë, në Serie A te Juventus.
27 vjeçari në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të huazimit dy vjeçar.
Ylli kolumbian në vitin 2017 kaloi në huazim te Bayern Munich për dy sezone për 13 milionë euro, me mundësinë për ta blerë në vitin 2019 për 42 milionë euro.
Por, sipas gazetave gjermane, bavarezët kanë vendosur të mos e aktivizojnë këtë klauzolë, duke e lejuar atë që të rikthehet te Real Madrid.
Rikthimi në Bernabeu mund t’i zgjasë pak kohë, pasi Juventus është i gatshëm t’u paguajë kampionëve të Evropës 42 milionë euro për kartonin e James, përcjell Lajmi.
Ish anëtari i Monacos dhe Portos, deri më tani në Bundesligë te Bayern, ka kontribuar me tre asistime në 11 ndeshje.