Në rrethana të okupimit, të luftës, të gjenocidit, Jamie Shea u bë zëri më i besueshëm që i tregonte botës për vuajtjet, masakrat dhe përndjekjet sistematike të shtetit serb mbi popullin e Kosovës.
Në njëjtën kohë, Shea ishte zëri i aleancës më të fuqishme ushtarake dhe zëri i shpresës për qytetarët e Kosovës.
Në 22-vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s kundër regjimit serb, Jamie Shea në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com. flet për vendimin kompleks që kishte marrë NATO-ja më 24 mars 1999, për përpjekjet e Rusisë për ta ndarë veriun e Kosovës dhe për planin e ndërhyrjes me trupa tokësore.
Shea në këtë intervistë flet edhe për sidat me të cilat ballafaqohet Kosova sot.
Ai shprehet optimist se bashkësia ndërkombëtare do të jetë e bashkuar si dikur, ndërsa shprehet i bindur se perëndimi nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës.