Pas dhjetorit vjen Janari, kryeministër! Janari që do i përgjigjet arritjeve e rritjeve që po i propagandon qeveria.
Krahasuar me Janarin e vitit 2023, për Janarin e vitit 2024 në aeroportin e Prishtinës janë planifikuar rreth 500 fluturime më shumë. Po e zgjedhim një numër të favorshëm për kryeministrin dhe po llogaritim që një aeroplan do ketë 200 ulëse dhe kuptojmë që 100.000 qytetarë të Kosovës më shumë se ne vitin e kaluar do të udhëtojnë në Janar nga Kosova.
Nga këta 100.000 qytetarë, sërish në favor të kryeministrit po supozojmë që 75% nga këta udhëtojnë vetëm për vizita dhe na mbesin 25.000 qytetarë që udhëtojnë për të provuar fatin e tyre diku në Evropë, fillimisht për 3 muaj e me synim për të jetuar atje.
Rritjes së brutoproduktit vendor prej 3.8%, me të cilën po bën propagandë qeveria, i përgjigjen më shumë se 5% e popullsisë totale të Kosovës vetëm në Janar 2024 duke ikur nga Kosova.
Qytetarët po ikin, sepse propaganda nuk hahet. Qytetarët po ikin, sepse numrat e statistikat e manipuluara e selektuara duken bukur në letër, por nuk sjellin mirëqenie e siguri. Qytetarët po ikin, sepse qeveria po argëton, por nuk po punon!