“Janë antiamerikanë dhe rebelë”, Walker tregon se çka i tha ambasadori Dell për Kurtin si aktivist dhe LVV-në

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 23:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka treguar se çka i tha ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, për kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij, VV-në, në kohën kur ishin vetëm aktivistë dhe jashtë skenës politike.

Walker tha se kur ka shkuar në ambasadën amerikane në kohën sa ishte Dell ambasador, dhe kishte dëgjuar për një lëvizje në Kosovë, Walker tha se Dell i kishte thënë e se di për kë po flet, po flet për VV-në dhe Albin Kurtin.

Walker tregon se Dell ka theksuar se nuk dëshiron të këtë ndonjë lidhje me VV-në dhe Kurit pasi sipas Dell ishin antiamerikanë, rebelë e duanë të shkatërrojnë gjërat.

“Kur kam dëgjuar fjalën Vetëvendosje, kame shkuar në ambasadën amerikane, dhe ju kam thënë që që kamë dëgjuar këtë lëvizje, po protestojnë dhe ai (Dell) më tha se e di për kënd po flet, ‘po flet për VV-në për Albin Kurtin, nuk du me pas ndonjë lidhje me ata, pasi janë antiamerikanë, janë rebel e duan të shkatërrojnë gjërat’”, ka treguar Walker.

Më tutje Walker, tregon se si Dell i kishte thënë se do të flasë me ta vetëm nëse bëhen parti politike, por që kurrë nuk e ka bërë këtë, edhe pasi u bën, shkruan Dukagjini.

“Në atë kohë më është thënë ambasadori, ‘Walker ju nuk i dini gjërat këtu ju nuk njiheni këtë të rinjtë’, por unë i thash pra duhet të flisni me ta. Ambasada e Amerikës duhet te flasë, ‘Walker nëse ata bëhen parti politike atëherë do të bisedojë me ta’, por kurrë nuk e ka bërë këtë, por nuk ka qenë i vetmi, shumë prej zyrtarëve të Shtetit i merrnin nag Delli, dhe nëse ka një urrejtje ai, në njëfarë mënyrë do të shkojë tutje në krejt sistemin”, ka shtuar Walker.

Ndërkaq, Walker tregon e si VV-ja dhe Kurti ia kanë dëshmuar krejtësisht të kundërtën çka i ka thënë ish-ambasadori Dell.

Walker theksoi se kur ka qenë pjesëmarrës në fushatën e parë të VV-së, e ka parë se ajo çka ka thënë Dell nuk është e vërtetë, sipas Walker ata ishin pro amerikanë.

“Kur VV-ja ka pasur fustën e parë politike, kam mbetur pa mend, dhe në ato fushata, shumë persona të VV-së më kanë thënë që e duan SHBA-në. Diçka krejt e kundërt çka ka thënë Dell për VV-në.”

Walker tregoi se për presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, ka vetëm një kritikë, dhe ajo është udhëtimet e rralla në ShBA.

“Nëse është një vend që do ta kritikoja, Kurtin dhe Osmanin, është ejani më shpesh në SHBA, në Uashington dhe takohuni me njerëz që të dinë se çka është Kosova”, ka thënë Walker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme