Janjiq: Vuçiq nuk mund ta shtyjë më ulësen e Kosovës në OKB

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 15:22 | Nga

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë se kryetari serb Aleksandar Vuçiq po ndërton dramë duke u bërë hero, duke e bërë budalla e frustruar popullin, ndërsa për vendin e Kosovës në OKB e di qëkur në Bruksel, para pesë vjetësh “kishte fjetur në dysheme”.

Atëbotë ai vetëm e kishte shtyrë ulësen Kosovës e tani këtë gjë nuk mund ta bëjë dot më, ka thënë ai transmeton Koha.net.

Janjiq, siç njofton portali serb “vesti”, ka thënë se Vuçiq deri në fund të këtij viti duhet ta zgjidhë nyjën e Kosovës dhe duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën.

Sipas fjalëve të tij, Gjermania dëshiron që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më shpejt, më së largu deri në fund të këtij viti. Ai shton se SHBA-ja është më tolerante dhe Beogradit ia ka dhënë afat 18 muaj për zgjidhje, sipas të cilit, zgjidhja do të arrihej gjatë vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme