Januzaj asiston në fitoren e Sociedadit

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Adnan Januzaj ka asistuar në fitoren e Real Sociedadit kundër Cadizit.

Sociedadi luajti si mysafir ndërsa triumfoi me golin e sulmuesit Alexander Isak, i cili shënoi në minutën e 66-të të ndeshjes.

Me një harkim afër zonës së rreptësisë, Januzaj bukur e gjeti Isakun dhe ky i fundit me kokë, shënoi për 1-0.

Aktualisht, Real Sociedadi gjendet në pozitën e parë në LaLiga me 23 pikë, ndërsa Cadizi renditet i gjashti, me 14 sosh.

Skuadra e Sociedadit deri më tani ka shfaqur formën më të mirë, në dhjetë ndeshje ka shtatë fitore.

Të ngjashme