Adnan Januzaj ka ripërsëritur deklaratën se është belg dhe se është i lumtur që luan për Belgjikën.
Futbollisti me rrënjë nga Kosova në konferencën për media para ndeshjes me Panamanë ka thënë se është i lumtur që me Belgjikën luan në Botëror.
“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje, veçanërisht me ekipin kombëtar. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi Januzaj, transmeton Koha.net.
Januzaj ishte ndër emrat më të përfolur se mund të luajë për Kosovën, por ai zgjodhi Belgjikën.