Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Real Sociedadi, që mposhti në “Santago Bernabeu” gjigantin Real Madrid, me rezultatin 2:0.
Me humbjen e pësuar të dielën nga Sociedadi, Real Madrid është futur edhe më shumë në krizë. Nga pozita e katërt ka rënë në pozitën e pestë me 30 pikë, kurse Sociedadi është ngritur në vendin e 11-të me 22 pikë, shkruan sot Koha Ditore.
Januzaj gjatë ndeshjes pati disa raste shënimi, por nuk arriti t’i konkretizonte. Megjithatë paraqitja dhe angazhimi i tij u vlerësuan lart nga mediumet në Spanjë dhe Belgjikë, shtet të cilin e përfaqëson.
Për Januzajn, 23-vjeçar, ishte ndeshja e nëntë këtë edicion. Ai ka kontribuar me dy asistime. Januzaj ka shënuar një gol në dy paraqitje të Kupës së Spanjës.