Adnan Januzaj ka shënuar golin e parë për Real Sociedadin në këtë sezon, vetëm pak ditë pasi u kthye nga lëndimi.
Mesfushori kosovar, ishte protagonist në barazimin 1:1 ndaj Levantes, për të cilën skuadër luajti Enis Bardhi nga minuta e parë, transmeton KTV.
Januzaj shënoi golin e skuadrës në minutën e 26-të, por mysafirët barazuan ndeshjen 10 minuta para fundit.
Ky ishte goli i parë i Januzajt në La Liga këtë edicion, i cili ka qenë i pafat me lëndimet këtë sezon.