Mesfushori Adnan Januzaj të mërkurën (sot) pritet të nënshkruajë kontratë me Real Sociedadin.
“Januzaj, të mërkurën, do të bëhet lojtari i dytë që nënshkruan me Real Sociedadin, pas Diego Llorentes. Lojtari i Manchester Unitedit dhe menaxheri i tij janë në Spanjë për t’i finalizuar negociatat e nisura rreth një muaj më parë.
Januzaj do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022 në mëngjesin e së mërkurës. Ai do t’i kryejë fillimisht kontrollimet mjekësore”, shkruan “marca.com” të martën.
22-vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, për çka edhe u huazua në stinorin e shkuar te Sunderlandi.
Transferimi i Januzajt, Real Sodiedadit do t’i kushtojë rreth 11 milionë euro.