Japonia ka vendosur në dispozicion mijëra trupa ushtarake dhe punëtorë shpëtimi pas stuhisë “Higibis”.
Tajfuni i cili goditi vendin shkaktoj përmbytje të mëdha.
“Trembëdhjetë njerëz janë zhdukur nga stuhia”, njofton transmetuesi publik NHK, përcjell Telegrafi.
Një total prej 27 mijë trupash ushtarake janë aktivizuar në operacionet për dhënien e ndihmës.
“Qeveria do të bëjë çmos”, tha kryeministri Shinzo Abe, duke premtuar se do të vendosë në dispozicion më shumë trupa nëse do të ishte e nevojshme.
Në qytetin Kawagoe, në veri të Tokios, ekuipazhet e urgjencës përdorën anije për të ndihmuar banorët e bllokuar, transmeton Telegrafi.
Gati 150 mijë shtëpi në zonën më të madhe të Tokios janë pa energji me ujë të pijshëm.
Tajfuni “Hagibis” që konsiderohet të jetë më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, e ka goditur Japoninë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Raportohet se së paku 19 është numri i viktimave e ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.