Gjermania eliminohet përsëri nga faza e grupeve në Kupën e Botës; Spanja kualifikohet falë goldallimit

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 22:06 | Nga Ekonomia Online

Japonia dhe Spanja kanë kaluar grupin dhe janë në mesin e gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira të Botërorit “Qatar 2022”.

Në shtëpi do të kthehen Gjermania dhe Katari. Në fazën tjetër Japonia do të ndeshet me Kroacinë, kurse Spanja me Marokun.

Në xhiron e fundit të Grupit E, Gjermania ka fituar 4-2 ndaj Kosta Rikës, por kampionit të katërfishtë botëror nuk i ka mjaftuar kjo.

Pancerët kaluan herët në epërsi, kur Gnabry shënoi qysh në minutën e dhjetë, por pastaj skuadra amerikane e ka barazuar rezultatin dhe e ka përmbysur atë përmes Tejeda (58′) dhe Vargas (70′). Pastaj gjermanët kanë realizuar edhe tri herë me anë të Havertz (73′, 85′) dhe Fullkrug (89′).No description available.

Në ndeshjen tjetër edhe pse Spanja ka avancuar me Moratan në minutën e dymbëdhjetë, Doan (48′) dhe Tanaka (51′) kanë bërë që fitorja të jetë e japonezëve.

Pas këtyre ndeshjeve Japonia kryeson grupin me gjashtë pikë, kurse Spanja dhe Gjermania anise me pikë të barabarta, spanjollët i çon përpara goldallimi. Në vendin e fundit gjendet Kosta Rika me tri pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme