Japonia blen një ishull për trajnimet ushtarake amerikane

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Japonia njoftoi sot se do të blinte një ishull të pabanuar, në brigjet jugperëndimore të vendit, për 132 milionë euro, për të vendosur aty një qendër stërvitore për ushtrinë amerikane.

Tokio dhe Uashingtoni ranë dakord në vitin 2011 për ta zhvendosur këtë qendër për trajnimin e pilotëve të avionëve ushtarakë amerikanë drejt ishullit të Mageshimas, që ndodhet 30 kilometra nga brigjet e ishullit jugor të Kyushusë, transmeton atsh raportimet.

”Një marrëveshje u arrit të premten mbi blerjen e Mageshimas, pas diskutimeve mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë imobiliare që posedon pjesën më të madhe të ishullit”, theksoi zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga.

Operacionet për stërvitjen ajrore amerikane po zhvillohen aktualisht në ishullin e Iwo Jima me rreth 1 200 kilometra në jug të Tokios/AFP.

Të ngjashme