Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalet e Kosovës me vlerë prej 810 mijë euro

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 16:06 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion nga Japonia me vlerë prej 810 mijë eurosh për pajisje mjekësore, në përkrahje të ngritjes së kapaciteteve spitalore në përballjen me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 20 Pompa shiringash dhe 10 Elektrokardiograma si pjesa e parë e pajisjeve mjekësore japoneze të dhuruara nga Qeveria e Japonisë.

Në kuadër të dhënies së këtij donacioni, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit Japonez dhe Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor me theks të veçantë në mbështetjen gjatë pandemisë me masa mbrojtëse, ilaçe, pajisje dhe mbështetjen që pritet në të ardhmen.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderues për ndihmën e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën, si për këtë donacion por edhe për çdo ndihmë tjetër tuajën. Jam i sigurt që bashkëpunimi jonë do vazhdojë tutje dhe u jemi falënderues”, tha Vitia.

Në anën tjetër edhe ambasadori japonez, Akira Mizutani tha se është kënaqësi për të që të dorëzoj pjesën e parë te pajisjeve mjekësore.

Tutje, ai tha se përveç dhurimit të sotëm, pajisjet e mbetura të tilla si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë.

“Japonia është e fokusuar që të qëndroj afër Kosovës dhe të ndihmojë në forcimin e saj dhe sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe përmirësimin e shërbimit shëndetësor të qytetarëve të Kosovës. Bashkëpunimi ne mes te Japonisë dhe Kosovës sidomos në ditë të vështira duke përmirësuar edhe me tej marrëdheniet miqësore në mes dy vendeve”, tha Mizutani.

Ndërsa, Mitsunori Ogasawara, nga ambasada japoneze në Kosovë u shpreh i lumtur për këtë donacion dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.

Këto pajisje do të instalohen tek Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe në spitalet rajonale në të gjithë Kosovën.

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of one or more people
May be an image of 1 person and standing
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme