Japonia goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vjet

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 14:08 | Nga

Japonia është goditur nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vjet, ndërkohë që zyrtarët kanë paralajmëruar më se një milion njerëz për të evakuuar shtëpitë e tyre.

Tajfuni Jebi që goditi në zonat perëndimore të Japonisë ka sjellë shira të mëdha dhe erëra deri në 172 kilometra në orë.

Mediat e atjeshme raportojnë se dy persona kanë humbur jetën nga stuhia, e cila pritet të dobësohet kur të lëviz në drejtim të veriut, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme