Ekonomia Online
FUNDIT

Japonia me pulla postare për xhudistët kosovarë

Japonia me pulla postare për xhudistët kosovarë

Përveç sukseseve të mëdha që po i korrin nëpër gara ndërkombëtare, xhudistëve kosovarë tani u janë kushtuar edhe pulla postare nga një shtet mik i Kosovës. Shteti i Japonisë ka dizajnuar pulla postare me xhudistët kosovarë, si shenjë miqësie me Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu. “Tani […]

Përveç sukseseve të mëdha që po i korrin nëpër gara ndërkombëtare, xhudistëve kosovarë tani u janë kushtuar edhe pulla postare nga një shtet mik i Kosovës.

Shteti i Japonisë ka dizajnuar pulla postare me xhudistët kosovarë, si shenjë miqësie me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

“Tani ka edhe pulla postare që kremtojnë miqësinë e Kosovës me Japoninë dhe me qytetin Sanxho, si pjesë e bashkëpunimit me qytetin mikpritës për Tokyo 2020”.

Tani ka edhe pulla postare që kremtojnë miqësinë e Kosovës me Japoninë dhe me qytetin Sanxho, si pjesë e bashkëpunimit me qytetin mikpritës për @Tokyo2020. Falenderime @JapanPostHD_PR & Kryetarit @kunisadaisato #beyond2020 pic.twitter.com/FHhpz2sWvJ

— Leon Malazogu (@malazogu) February 14, 2020

Të ngjashme