Gati dy milionë njerëzve në Japoni u është kërkuar të kërkojnë strehim përpara tajfunit Nanmadol, shkruajnë mediat e huaja, pasi agjencia e motit lëshoi një paralajmërim të rrallë në lidhje me stuhinë e fuqishme, e cila pritet të godasë nesër.
NHK tha se udhëzimet e evakuimit të nivelit të katërt, e dyta më e lartë, ishin në fuqi për banorët në Kagoshima, Kumamoto dhe Miyazaki në rajonin jugor të Kyushu.
Thirrja erdhi pasi Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi alarmin e saj më të lartë për rajonin e Kagoshima, një paralajmërim që vjen vetëm një herë në disa dekada.
“Është një tajfun shumë i rrezikshëm. Era do të jetë aq e fortë sa disa shtëpi mund të shemben”, thanë autoritetet, duke paralajmëruar gjithashtu për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.