Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen kundër Covid-19.
Jasharaj më tej shtoi se nëse merret vendim që për shkak të mosvaksinimit mësimi të mos mbahet në shkolla, atëherë përgjegjësinë e marrin vet mësimdhënësit.
“Të ju them të vërtetën lajmet në media për shifrën shumë të ulët na ka shqetësuar shumë, e tani janë pushimet dhe komunikimi me anëtarësinë është pak më i vështirësuar, ngase ata mund të jenë qoftë në bregdet apo diku tjetër, por ne kemi bërë punën tonë dhe ju kemi drejtuar me një apel publik anëtarësisë sonë, e sidomos me shqetësimin tonë ngase ata kanë kërkuar nga ne që në takimet me ministrin sektori i arsimit të jetë prioritet”.
“Ne bashkërisht me ministren e arsimit Arbërie Nagavci do ju drejtohemi të gjithëve që të vaksinohen sa më shpejtë, në të kundërtën po patëm rritje nëse vije deri tek përkeqësimi i situatës nëpër shkolla atëherë kolegët që nuk i janë vaksinuar duhet ta dinë vetën fajtor”,.
Sipas tij, ekziston një ngurrim nga mësimdhënësit qoftë për shkaqe personale. por edhe për shkak të pushimeve në këtë periudhë, raporton EO.
“Po ky ngurrim është i çuditshëm tek ata, nga vet fakti sepse ata tek ne kanë bërë presion, por më shumë po ja lë fajin pushimit, dhe ndoshta kanë ngurruar dhe kanë harruar obligimin e tyre për tu vaksinuar, pasi tashmë vaksinimi është obligim dhe jo dëshirë, sepse po na pret shtatori dhe ne duhet të jem të përgatitur”, përfundoi ai.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar që sa më shpejtë të vaksinohen mësimdhënësit para fillimit të vitit të ri shkollor.