Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti, Qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 10:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është takuar me Komisionin për Arsim, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria që ai drejton.

Sipas tij, Qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat.

“Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne”.

“S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe Qeveria që ai e drejton”.

Përderisa Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth grevës në arsim.

Greva në arsim ende është duke vazhduar për shkak se qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e SBAShK, për pagesë prej 100 eurosh deri sa të miratohet ligji për pagat.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/arsim/ekspertet-alarmojne-per-demin-qe-po-u-shkaktohet-nxenesve-greven-e-quajne-te-tepert-e-tallje/

Të ngjashme