Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka kërkuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që punëtorët e arsimit të vaksinohen me prioritet dhe që ky proces të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Poashtu, Jasharaj i ka kërkuar Vitisë edhe funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj falënderoj Ministrin Vitia për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia. Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase ky Ligj është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë ministri Vitia, ka deklaruar se punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen sipas dinamikës së paraparë.
Njoftimi i plotë:
Viti i ri shkollor me punëtorë arsimor të vaksinuar
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha Bunjaku dhe koordinatoren për vaksinimin Arbëresha Nela kanë pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha.
Ministri Vitia ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe se do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë dhe sipas dinamikës së paraparë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj falënderoj Ministrin Vitia për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia. Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase ky Ligj është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë.
Ministri Vitia ka deklaruar se Ministria që ai drejton është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e proceduarat tjera që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë , por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse.