Jasharaj: Takimi i mbrëmshëm i Kurtit me Hykollin s’pati sukses, greva vazhdon

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva do të vazhdojë.

Jasharaj tha se takimi i mbrëmshëm mes Kurtit dhe kreut të BSPK-së s’ka pasur sukses.

“Greva do të vazhdojë. Takimi i mbrëmshëm është zhvilluar mes kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli, dhe Qeverisë. Ky takim nuk ka pasur sukses. Ua kam thënë edhe në Këshillin Ekonomik dhe Social se Qeveria duhet të takohet me Këshillin Grevist, sepse në këto rrethana greva është thirrur me kërkesë të anëtarësisë dhe jo të individëve” – tha Jasharaj.

Ai tha se Qeveria Kurti duhet të ulet dhe së bashku me Këshillin Grevist duhet të gjejnë zgjidhje për situaën.

“Qeveria nuk ka lëviz nga qëndrimi i saj. Nuk ka asnjë zgjidhje deri më tani. Qeveria Kurti duhet të ulet dhe të gjejmë zgjidhje së bashku” – theksoi ai.

“Personalisht deri më tani nuk më ka takuar askush nga Qeveria, domethënë si kryetar i Këshillit Grevist, që të takohemi. Për më vonë, ose ditëve tjera nuk e di – shtoi ai për Klan Kosova.

Të ngjashme