Jashari: E pakuptueshme largimi i publikut nga mbledhja e Këshillit për Siguri në Bashkësi

Podujevë | 22 Jan 2024 | 16:05 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtor Ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, ka thënë se mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri në Bashkësi, është dashur të jetë e hapur për publikun, raporton Ekonomia Online.

Jashari ka thënë se ka qenë kërkesë e tyre që mbledhja të jetë e hapur për publikun por që kjo nuk ka ndodhur.

Jashari ka përmendur edhe një rast të vrasjes në një market në Podujevë. Këto raste sipas tij po bëhen për shkak të mungesës së sigurisë.

“Në fakt në mbledhjen e Këshillit nuk është diskutuar fare ajo temë ajo çfarë është e çuditshme për mua pse mediat u detyruan me dal prej sallës për shkak qe nuk kem diskutua asgjë sekrete për shkak se ka qenë kërkesa si organizatë joqeveritare që monitorojmë punën e kuvendit komunal edhe unë anëtar prej shoqërisë civile në këtë Këshill që kërkesë e kahershme që të hapët për publikun dhe të dihet se çka po diskutohet”, u shpreh Jashari.

“Fakti që komuna Podujevës ka problem në aspektin e sigurisë tashmë vetëm është e njohur edhe rastet e fundit janë tronditëse ajo çfarë kemi parë duhet të jetë brengë për të gjithë shoqërinë edhe nuk është rast i vetëm që ka ndodh në komunën e Podujevës dhe jo shumë larg prej këtij rasti ka ndodh një vrasje në market në prezencë të publikut që ka rreziku edhe qytetarëve të tjerë”, deklaroi ai.

Ai bëri të ditur se arsyeja se çfarë e beri të lëshoj mbledhjen ishte Drejtori i Arsimit që ja ndërpriti fjalën

“Sot e lëshova mbledhjen sepse ishte një arrogancë edhe prej drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu po edhe prej vet kryetarit ku ndërpreu diskutimin tim që ishin pikërisht çështje që unë ngrita për mos veprimin mos koordinimin e institucioneve lokale  për me punu në aspekt të sigurisë në nivel komune”.

Të ngjashme