Avokati, Arbër Jashari, duke komentuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpia për ish-policin Dejan Pantiq, tha se Gjykata nuk mund të veprojë ndryshe pas kërkesës së Prokurorisë.
Mirëpo Jashari i tha, Ekonomia Online, se në raste të rralla ndodh kur për vepra penale siç është terrorizimi, të akuzuarve t’u shqiptohen masa më të lehta se paraburgimi.
Ai shprehet i habitur se çka e ka shtyre Prokurorinë që të bëjë një propozim të tillë, duke kërkuar që për këtë çështje duhet të japin sqarime nga ky institucion.
“Kur Prokuroria bënë një propozim me të cilin kërkon që në vend të një mase më të rëndë t’i shqiptohet një masë më të lehtë, atëherë Gjykata është e detyruar me doemos që ta aprovoj atë, sepse Gjykata nuk guxon të veprojë përtej kërkesës së Prokurorisë, ose të vendosë diçka që është më shumë ose më e rëndë se sa e ka kërkuar prokuroria. Kjo është një ndër parimet bazë në sistemin tonë juridik”.
“E dyta parim ndodhë që edhe personat që janë të dyshuar për vepër të rënda penale në këtë rast siç është terrorizmi të lirohen në procedurë ose të iu shqiptohet ndonjë masë më e lehtë se sa ajo e paraburgimit, mirëpo këto raste janë të rralla, pasi që për ta shqiptuar masën e paraburgimit zakonisht vlerësohet dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprën penale dhe vlerësohen edhe baza tjera siç është rreziku se mund të ikë ose rreziku se mund të ndikojë në prova se dëshmitarë ose mund ta përsërisë veprën penale. Se çka e ka shtyrë Prokuroria të tërhiqet nga kjo unë nuk e di për arsyeje se ata duhet të dalin dhe ta sqarojnë vet. Mirëpo konsiderojë që në praktikë shumë rrallë ndodhë për vepra kaq të rënda penale të shqiptohen masa më të lehta se ajo e paraburgimit në këtë rast e arrestit shtëpiak”, tha Jashari.
E për reagimet e politikanëve, kundër vendimit të gjyqtarit Mentor Bajraktari, avokati tha se krerët e institucioneve shpesh i ngatërrojnë kompetencat duke u përzier në punët e gjyqësorit.
”Politikanët në vazhdimësi bëjnë gabime duke i ngatërruar shpesh përgjegjësit e prokurorit dhe përgjegjësit e gjyqtarit. Këtë rast gjykata ka qenë e detyruar të veprojë sipas kërkesës së prokurorit. Ndërsa prokuroria ajo që zhvillon hetimet gjithmonë është sigurisht e ka arsyetuar ose ka pasur një arsye pse e ka kërkua një masë më të lehtë”, tha avokati.
LEXONI EDHE: