Shkruhen parulla në ndërtesën e Teatrit Kombëtar kundër gjyqtarit dhe prokurorit që vendosën për Pantiqin

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 16:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar parulla kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit Dejan Pantiq, raporton Ekonomia Online

Gjyqtari Bajraktari pas propozimit të prokurorit Shefkiu ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Gazetari i Ekonomia Online i cili ka rastisur në vend të ngjarjes ka parë tre të rinj, të cilët kanë shkruar parullat dhe janë larguar. Së paku njëri prej tyre dukej i mitur.

Ata nuk kanë dashur të tregojnë se në emër të kujt po i shkruanin këto parulla, duke i vënë në “Shtyllën e turpit” (sipas tyre) një gjyqtar e prokuror.

Më herë zyrtarë të qeverisë dhe eksponentë të Vetëvendosjes e kanë kritikuar vendimin e Bajraktarit dhe ia kanë publikuar emrin atij, duke e quajtur vendimin si akt tradhtie.

Të ngjashme