Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas vendimit për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Vendimi i dorëheqjes vjen pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur si i dyshuar.
Jashari me këtë rast ka thënë se lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.
Postimi i Bekim Jasharit në Facebook:
Lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.
Kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto.
Ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë dhe gëzimi atëherë do të jetë më i madh.
“100 herë me u rrzu, prap kam me u qu” Ramush Haradinaj.