Jashari reagon për djegien e pyjeve, një veprim i tillë nuk mund të tolerohet

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari lut qytetarët  e pa ndërgjegjshëm qe po i vënë flaken pyjeve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës, që të mos bëjnë veprime të tilla që mund të shkaktojnë natyrën, për të cilin u derdh gjak

Ai kërkoi nga Policia e Kosovës që ti ndihmojë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!

Të ngjashme