Jashari: Të jemi të bashkuar, mos të lejomë të vihet në pikëpyetje historia jonë e lavdishme

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë solemne në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe rënies së familjes Jashari dhe të  tjerëve me 5, 6, 7 mars.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duke qenë të bashkuar duhet mbrojmë luftën për liri.

Postimi i plotë i tij:

Sot mbajtëm seancën solemne të Kuvendit Komunal në nderim të veprës heroike të familjes Jashari si dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për Liri.

5,6 dhe 7 marsi u bë një kthesë e rëndësishme e historisë së shtetit tonë si dhe bazament i ndërtimit të shtetit që sot e gëzojmë.

Sot, duke qenë të bashkuar e të unifikuar duhet të mbrojmë luftën tonë të shenjtë, duke mos lejuar që të vihet në pikëpyetje historia jonë e lavdishme dhe imazhi jonë në botë si popull liridashës dhe demokratik.

Lavdi gjithë të rënëve në altarinë e lirisë!

Lavdi  dëshmorëve të kombit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme