Jashari: Vendosja e emrit tim në aktakuzë është qesharake, por do t’i përgjigjem ligjit

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 18:45 | Nga

Anëtari i Komisionit për verifikimin e veteranëve të luftës se UÇK-së, Xhavit Jashari, ndaj të cilit sot prokuroria ka ngritur aktakuza për fryrjen e listës së veteranëve, ka deklaruar se këtë informacion e ka marrë nga mediat, për çka edhe ndjen keqardhje.

“Po më vjen keq që këto informata i marr përmes mediave. Për mua është shqetësuese që kur ngritet një aktakuzë e bazuar – ose e pabazuar në këtë rast, e marr informatën nga mediat”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Vendosja e emrit tim aty është qesharake, por megjithatë i them prokurorisë se i kanë materialet dhe le t’i shohin qëndrimet e secilit anëtar. Unë do t’i përgjigjem dhe nëse kam gabuar diku në bazë të ligjit parashihen masat ndëshkuese”.

“Verifikimin e veteranëve e kanë bërë komandantët e zonave dhe unë nuk jam marrë me këtë. Unë përfaqësoj familjet e dëshmorëve dhe verifikimin e veteranëve e kanë bërë kompetentët, komandantët e zonave me vartësit e tyre. Ata e dinë kush kanë qenë veteranë apo pjesëtarë”.

“Unë nuk e heq asnjë pikë ose presje dhe përgjigjem para organeve të drejtësisë, prandaj më vjen mirë që ka filluar një proces i tillë. Por, sikur të kishte tamam drejtësi. I kam dyshimet e mia që këtu është e lidhur edhe politika”, deklaroi Jashari.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme