Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur sot në nderë të Epopesë së UÇK-së, ku në betejën historike me forcat serbe, humbën jetën familjarët e tij bashkë me Komandantin legjendar Adem Jasharin.
Jashari ka thënë se shqiptarët duhet të jenë unikë në kauzat të cilat do ta çojnë Kosovën në proceset përpara duke marrë shembull rastin e fundit të shqiptarëve në Malësi.
”Jemi për ndërtim dhe zhvillim të vendit, vetëm të bashkuar mund të arrijmë suksese dhe për këtë është shembulli i freskët janë vëllezërit tanë nga Malësia, Tuzi”.
”Uroj që ne si shqiptarë të jemi bashkë, unikë, dhe t’i çojmë proceset tona përpara”.
”Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve që na e mundësuan që ne sot të marrim frymë lirshëm”.