Zakonisht opinioni është mësuar të dëgjoj se kjo javë është vendimtare në ecjen tonë politike si shtet i ri. Javët e tilla me apo pa arsye në praktikën tonë ishin jo të rralla. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare nga aspekti ekonomik për të treguar kah do të ecën ekonomia e Kosovës e së bashku me të edhe mirëqenia e qytetarëve tanë.
A do të kemi thellim të problemeve ekonomike me humbje të vendeve të punes, mbyllje te bizneseve, humbje të prespektivës për rininë, zvoglim të pagave aktuale të shërbyesve publikë dhe privatë varen nga vendimet që duhet të merren javën e ardhshme e që lidhen me procesin e rishikimit të buxhetit.
Ky proces duhet të sigurojë stabilitet makro-fiskal, stabilitet social dhe prespektiv për proceset e ardhshme. Nuk ka asnjë arsyetim para qytetarve që qeveria e kuvendi mos të gjejnë gjuhë të përbashkët që të ndodhë mobilizimi i fondeve të brendshme dhe fondeve të ofruara nga IFN-ja dhe qeveritë e vendeve të ndryshme të mos perdoren për të ngadalësuar humbjet në ekonomi këtë vit dhe per të krijuar bazën për ringritje ekonomike vitin e ardhshum.
Nuk ka asnjë arsyetim që partia që ka krijuar pakon emergjente mos ta votoj implementimin e saj, nuk ka asnjë arsyetim që marrëveshjet ndërkombëtare financiare të filluara për negocim nga qeveritë e mëparshme mos të votohen sot sepse dëmi do të jetë për secilin qytetar të republilës së Kosovës pa marrë parasysh librezën partiake.
Ajo që mund të rregullohet sot me 1€ vitin tjetër do të kushtoj së paku 3-4€. Luftën politike për pushtet në këto kushte duhet transferuar në fusha tjera, por asesi ne kurriz të qytetarëve sepse askush nuk duhet të ndjej knaqësi sot ose neser që të jetë në qeveri kur do të kemi një ekonomi të shkatrruar dhe nje popullat me probleme të mëdha sociale.