Dymbëdhjetë shkolla fillore dhe të mesme nga Gjilani, Drenasi, Vushtrria, Klina, Mitrovica dhe Prishtina po marrin pjesë në garën e organizuar nga Ministria Franceze e Kulturës dhe Komunikimit, në kuadër të edicionit të 18-të të Frankofonisë, njofton Klan Kosova.
Kjo ngjarjet po mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë dhe shkollat po garojnë me ndërmjet vete për njohuri në frëngjisht.
Vlerësimin në fund do ta bëjnë zyrtarë nga Ambasada franceze dhe ajo belge në Prishtinë.
Ky është viti i 10-të me radhë që po zhvillohet një garë e tillë.