Për ndër të Javës së Gruas, PDK me mbështetjen e NDI do të organizojë sot aktivitetin “Dita e PDK-së: Gratë në PDK”.
Ky aktivitet ka qëllim të ofrojë platformë për diskutim, rrjetëzim dhe ndarje përvojash për qeverisje të mirë në mes të anëtarëve të kuvendit komunal dhe atyre në ekzekutivin lokal si dhe të forcojë rolin e grave në Partia Demokratike e Kosovës përmes zhvillimit të qasjeve më të strukturuara për rekrutimin, angazhimin dhe avancimin e tyre në strukturat partiake.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë 100 – 150 pjesëmarrës, përfshirë: kryetarin e PDK-së, përfaqësuese të strukturës së grave, deputete të grupit parlamentar, asamblistët nga të gjitha komunat, drejtorë/e të departamenteve në komuna, nënkryetarë/e komunash dhe përfaqësues të degëve dhe strukturave të partisë.
Ky aktivitet organizohet nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e NDI në kuadër të ditëve të partive politike si pjesë e Javës së Gruas 2026.