Java Ndërkombëtare e Parasë, BQK dhe Fakulteti Ekonomik nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 10:56 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në kuadër të aktiviteteve që po zhvillon në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë, ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Kjo është bërë për të avancuar bashkëpunimin dhe mbështetur aspektin akademik, avancimin e njohurive ekonomike dhe financiare, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin për projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, financave dhe edukimit financiar.

“Aktivitetet e përcaktuara në këtë Memorandum do të ndihmojnë në avancimin e bashkëpunimit
midis BQK-së dhe Fakultetit Ekonomik, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e
njohurive në fushën e ekonomisë dhe financave. Zhvillimet në sektorin financiar janë thelbësore
për zhvillimin ekonomik të një vendi. Sektori financiar është pjesë integrale e strukturës
ekonomike dhe ka një ndikim të madh në shumë aspekte të ekonomisë së një vendi”, potencoi
Guvernatori Ismaili me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes.

Shkëmbimi i publikimeve dhe të dhënave, ligjëratat për studentët, angazhimi i ekspertëve,
bashkëpunimi hulumtues, mundësia e praktikës për studentët, shqyrtimi i kurrikulës dhe
organizimi i ligjëratave me ekspertët e BQK-së, janë disa nga aktivitetet e zotuara nga BQK në
këtë Memorandum.

Të ngjashme