Bayern Munich i është gëzuar lajmit për rikthimin e Javi Martinez në seancat stërvitore me grupin.
Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, hapi stërvitjet e së dielës me një lajm të gëzueshëm.
“Javi është kthyer në fushën e blertë” ka thënë trajneri kur takoi lojtarin e Bayern në kampin stërvitor.
Martinez kthehet në stërvitjen me grupin e shokëve pas gati dy muajv pushim të detyruar, kur vuante nga një lëndim.
Lajmi i mirë për Javi Martinez u duartrokit nga shokët e skuadrës, para se spanjolli t’i drejtonte disa fjalë për ta.
Martinez pësonte një dëmtim në ndeshjen kundër Wolfsburg.