Javier Solanas i ndalohet hyrja në ShBA

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 19:16 | Nga

Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Javier Solana, i është refuzuar viza për periudhën 90 ditëshe për të hyrë në ShBA.

Aplikacioni i tij në Sistemin Elektronik për Autorizim të udhëtimit, është refuzuar për shkak të një vizite të tij në Iran, shkruan BBC.

Solana ka drejtuar NATO-n nga viti 1995 deri në 1999. 75 vjeçar tash, Solana më vonë ishte bërë shef i politikës së jashtme të BE-së ku dhe na ndihmuar në negociatat e vitit 2015 për marrëveshjen nukleare me Iranin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme