Vajza e këngëtarit të njohur Getoar Selimit dhe Marina Vjollca, Marget ditën e sotme feston 2-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë kaq të veçantë, moderatorja e ka uruar të bijën me fjalët më të veçanta.
Krahas fotos së ëmbël me të bijën, ajo ka shkruar: “Ti nxjerr më të mirën në këdo që takon. Shpirti jot mund të ndriçojë qiellin më të errët.
Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetes sime. Gëzuar ditëlindjen Marget, beba ime”.
Nga ana tjetër edhe Getoari i ka kushtuar një këngë të voglës së tyre.
Lajmin e bëri të ditur vetë Getoari për ndjekëstit e tij me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Ai shfaqet krah Marget në bregdet, teksa në rreshtat e këngës Getoari përshkruar ndjesitë më të bukura që ka përjetuar falë saj.