Jean Paul Gaultier duket nuk heq dorë lehtë!
Disenjatori i modës 67 vjeçar është paraqitur në talk shoun britanik “This Morning” për të festuar 50 vjetorin e punës së tij në industrinë e modës.
Në këtë intervistë, ai e ka pranuar se e do Madonnën aq shumë sa i ka propozuar asaj për martesë disa herë.
Kur është pyetur se nëse ai ishte i dashuruar në ikonën e muzikës pop, Gaultier nuk ka hezituar ta pranojë.
“Isha në një mënyrë i dashuruar. I kam propozuar për martesë tri herë…dhe ajo më ka thënë jo”.
Por, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme, Gaultier dhe Madonna janë miq të ngushtë dhe vazhdojnë të punojnë së bashku.
Gaultier ka dizajnuar shumë nga veshjet e saj për turneun “MDNA” të vitit 2012, madje ata kanë shkuar së bashku në Met Galan e vitit 2018.
Madje, ai e ka pranuar se sutjena ikonike në formë koni që ai e kishte dizajnuar për këngëtaren e “Like a Prayer” nuk ishte dizajnuar në fakt për të.