Jehona Lushaku-Sadriu, njohëse e çështjeve politike, i ka uruar mirëseardhje deputetes Doarsa Kica-Xhelili, duke theksuar se ardhja e saj në shtëpinë politike është lajm i mirë për LDK-në dhe Forumin e Gruas në veçanti.
Postimi i plotë:
Mirëserdhe, Doarsa!
Ardhja jote në shtëpinë tonë politike është lajm i mirë për LDK-në dhe Forumin e Gruas në veçanti. Kauzën për avancimin e gruas në politikë dhe shoqëri do ta fuqizojmë edhe më shumë bashkë me gratë e Forumit.