Nga një sulm ajror i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, janë vrarë së palu 26 vetë, në një hotel dhe treg të afërt në provincën veriore, Sadah në Jemen, kanë thënë punëtorë shëndetësorë dhe dëshmitarët.
Nga ky sulm i sotëm është shkatërruar hoteli dhe është dëmtuar rëndë tregu i afërt.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite i ka ndërmarrë mijëra sulme ajrore kundër kryengritësve të armatosur huthi, të cilët kanë filluar nga provinca Sadah, në kufi me Arabinë Saudite, dhe tash e kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit.
Nga ky konflikt janë vrarë së paku 10 mijë njerëz dhe është shkaktuar krizë humanitare.
Arabia Saudite dhe aleatët e saj, që kanë marrë ndihmë logjistike dhe inteligjencë nga Shtetet e Bashkuara për fushatën e vet të sulmeve ajrore, i akuzojnë pjesëtarët e popullatës huthi se po e ndihmojnë Iranin, që është armiku kryesor i Arabisë Saudite.
Pjesëtarët huthi i kanë hedhur poshtë këto akuza dhe thonë se ata po bjnë rezistencë patriotike kundër agresorëve të jashtëm, që mbështeten nga perëndimi.