Jeni i mençur, por nuk po bëni pasuri? Studimi tregon pse

Prishtinë | 20 Pri 2024 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Kompania Absurdly Driven e sheh botën e biznesit me një sy skeptik dhe buzë të rrudhura.

A të rastis të shohësh kaq shumë njerëz të pasur, apo jo?

A i dëgjon njerëzit e pasur dhe mendon: “Çfarë kanë ato më shumë se unë? Përveç parave?”

Në fakt, a nuk të çudit paksa që ti ke aq shumë njohuri, ke parë aq shumë, e mund të bësh aq shumë, dhe prap nuk ke po aq shumë para gjithashtu?

Një studim i ri të jep shpjegime për arsyen e mungesës së pasurisë.

Dhe është një shpjegim që do shkaktojë dhimbje.

Studimi, i titulluar “Talenti vs Fatit: Roli i Rastësisë në Sukses dhe Dështim”, vrojtoi njerëzit për një periudhë 40-vjeçare.

Alessandro Pluchino i Universitetit të Catania-s në Itali me kolegët e tij krijuan një model kompjuterik të talentit.

Për këtë nuk mendojmë të ketë qënë diçka e thjeshtë apo, për çdo mendje, plotësisht e pranueshme.

Fundja, ideja që një person ka për talentin është e njëjta ide që një tjetër person ka për Leo Messi-n.

Megjithatë, Pluchino dhe me kolegët krijuan një përshtatje kompjuterike të aftësive bazike si inteligjenca, zhdërvjelltësia, dhe aftësia në fusha të ndryshme.

Pastaj ata vrojturan njerëzit për një periudhë 40-vjeçare, listuan të gjitha gjërat që u kanë ndodhur atyre, dhe i krahasuan ato me atë sesa të pasur janë bërë ata.

Ata zbuluan se shpërndarja konvencionale e pasurisë që – 20 përqind e njerëzimit shijon 80 përqind të pasurisë së botës – doli e saktë.

Pastaj ata shprehën fjalë që vërtetë shkaktojnë dhembje.

Ato dhembin prap, edhe pse ne e dimë se janë të sakta: “Maksimumi i suksesit nuk përputhet asnjëherë me maksimumin e talentit, dhe anasjelltas.”

Kurrë.

Është hidhëruese, apo jo, të shikosh disa njerëz relativisht të pa talentuar që lahen në pasuri të panumërta.

“Atëherë çfarë e bën dallimin pra?”, dëgjoj një thirrje të mbytur agresive brenda teje.

Je gati për përgjigjen?

“Simulimet tona tregojnë qartazi se ky faktor është thjesht fati”, thonë humlumtuesit.

Hulumtuesit vrojutan ndodhi të ndryshme që ndodhën në jetën e këtyre njerëzve dhe i renditën ato sipas asaj sesa fatlumë apo fatkeqe këto ndodhi ishin.

“Është komplet evidente që individët më të suksesshëm janë edhe ata më fatlumët. Dhe ata më pak të sukesshmit janë ata më fatkeqët,” thanë ata.

Rreziku këtu është se një konkluzion i tillë mund të ofrojë një justifikim të shenjtë për ata që nuk e përdorën talentin e tyre për të arritur pasurim marramendës.

Por ka edhe nga ata, që nuk ndjekin pasurimin por preferojnë një jetë, pranueshëm, të lumtur.

“Nëse është e vërtetë që njëfarë talenti duhet për të qënë i suksesshëm në jetë, pothuajse asnjëherë ata më të talentuarit nuk arrijnë majat e suksesit, sepse ua marrin në kthesë ata tipat mediokër ndjeshmërisht të goditur nga fati i madh,” shpjeguan ata.

Për ta mbyllur, po ju lëmë me fjalët e vetë studiuesve, fjalë të cilat kanë kuptim të thellë për si po shkojnë punët e botës:

“Rezultatet tona janë një paralajmërim ndaj rrezikut kundrejt asaj që ne e quajmë ‘meritokraci naive’ e cila, duke e nënvlerësuar rolin e rastësisë ndërmjet përcaktorëve të suksesit, shpesh dështon në dhënien e nderimeve dhe meritave pikërisht atyre që janë njerëzit më kompetentë. ”

E kanë fjalën për ty, apo jo?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme