Aktorja fituese e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence, do t’i rikthehet aktrimit pas një pushimi të gjatë.
Lawrence që njihet për filmat me buxhet të madh si X-Men: First Class (2011) dhe the Hunger Game franchise (2012-15), do të punojë me regjisoren teatrale Lila Neugebauer, e cila pritet ta sfidojë veten në film.
Skenari i këtij filmi që do ta rikthejë aktoren në ekran është shkruar nga skenaristja po ashtu e re, Elizabeth Sanders.
Aktorja kishte njoftuar se do të bëjë një pushim nga aktrimi në muajin shkurt të vitit 2018 derisa po e promovonte filmin e saj “Red Sparrow”.
Ajo i kishte thënë “Entertainment Tonight” se po merr pak kohë të lirë që të fokusohet në nxitjen e të rinjve që të kyçen në politikë.
28 vjeçarja do ta përsërisë rolin e saj si Mystique në X-Men: Dark Phoenix në qershor të vitit 2019.
Jennifer Lawrence, që shpesh herë ishte bërë edhe imazh i kompanive dhe fushatave të ndryshme të modës, kishte fituar një çmim Oscar për rolin e saj në Silver Linings Playbook në vitin 2013.