Pas mbledhjes së sotme të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, drejtori ekzekutiv, Arben Limani ka njoftuar Bordin e Drejtorëve për dorëheqjen e tij, raporton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për media, thuhet AKP-ja mbajti mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.
Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime).