Agron Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës Kirurgjike Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një informatë të tillë e kanë konfirmuar zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.
Nga kjo zyrë kanë treguar se Bytyqi ka dhënë dorëheqje për arsye personale.
“Po, ka dhënë dorëheqje për arsye personale e familjare”, është thënë për gazetën.
Nga kjo zyrë kanë bërë të ditur se ushtruese detyre e drejtorit në këtë klinikë do të jetë Mërgime Prekazi – Loxha.