Kryeministri i Lesotos, Thomas Thabane, ka dhënë dorëheqje të martën, duke u larguar pengesa më e madhe drejt zgjidhjes së krizës politike që ka kapluar mbretërinë në jug të Afrikës që nga fundi i vitit të kaluar, shkruan agjencia Reuters.
Largimi i Thabanes ka shënuar fundin e një prej karrierave më të gjata politike të Lesotos, një që është shënuar nga mërgimi, gjakmarrja, tensionet me ushtri dhe kriza politike e cila shpërtheu që kur policia e përmendi atë si të dyshuar në një rast vrasje vitin e kaluar.
Partia e tij ABC i ka bërë presion Thabanes që të jap dorëheqje për një rast ku ai dhe bashkëshortja e tij aktuale akuzohen se kanë bërë konspiracion për të vrarë ish-bashkëshorten e tij gati tri vjet më parë.
Të dy kanë mohuar përfshirjen.
“Ka ardhur koha që të tërhiqem nga teatri i madh i aksionit, të largohem nga jeta publike dhe nga zyra. Unë i bëjë thirrje gjithë shtetit dhe lidershipit që t’i japë pasardhësit tim përkrahjen më të madhe dhe nga ana ime dua t’i sigurojë atij përkrahjen time gjatë gjithë kohës”, ka thënë Thabane për “Lesotho TV”.
Ministri i Financave, Moeketsi Majoro, është emëruar nga parlamenti si zëvendës i përkohshëm i Thabanes.