Jep dorëheqje kryeministri i Portugalisë, u akuzua për korrupsion

| 08 Nën 2023 | 09:29 | Nga

Kryeministri i Portugalisë António Costa ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për korrupsion. Hetimet kanë të bëjnë me raste të dyshuara në projektet e litiumit dhe hidrogjenit.

“Për shkak të ruajtjes së integritetit, unë jap dorëheqjen”, ka thënë shkurt kryeministri duke arsyetuar vendimin e tij.
Sistemi i drejtësisë portugeze lëshoi ​​urdhra arresti kundër shefit të shtabit të Costa, kryetarit të bashkisë së qytetit Sines në jug të Lisbonës.

Hetimi sillet rreth dyshimeve për përvetësim, korrupsion dhe ryshfet, siç tha zyra e prokurorit publik portugez.

Të ngjashme