Jep dorëheqje ministri i Brendshëm sllovak

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 13:37 | Nga

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalniak, ka dhënë dorëheqje, për shkak të tensioneve politike që ka shkaktuar vrasja e një gazetari hulumtues.

Kalniak u largua pas kërkesave të partnerit të koalicionit Ura, i cili ka kërkuar nga kryeministri Robert Fico që aleati i tij i afërt të largohet deri në fund të ditës.

Qeveria e Ficos është tronditur nga protestat në rrugë, për mungesën e perceptuar të hetimeve të vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të së fejuarës së tij, në muajin shkurt.

Kucial ka qenë hetuar disa raste për mashtrime, që kanë përfshirë biznesmenë në lidhur me politikën.

Krtikët thonë se Kalinak, anëtarë themelues i partisë së Ficos, nuk ka mundur të garantojë hetime të pavarura të varasjeve.

Më 9 mars, 50 mijë persona kanë protestuar në kryeqytetin sllovak, në Bratisllavë dhe mijëra të tjerë në qytete të tjera të vendit. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kabinetit të Ficos dhe hetim të vrasjes së Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme