Yll Rugova, drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit në Prishtinë, e ka bërë të qartë pozicionimin e tij se në cilin krah është rreshtuar, pas dorëheqjes së Kryetarit Shpend Ahmetit mbrëmë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Rugova për Express ka thënë se ai ka garuar me VV’në në zgjedhje e cila e ka kryetar Albin Kurtin.
“Unë vazhdoj me qenë i idesë se Vetëvendosja është tash me Albin Kurtin, e ka kryetarin. Kam garuar në këto zgjedhje në emër të Vetëvendosjes dhe e konsideroj vetën pjesë të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.
Rugova ka thënë se brenda VV’së formalisht nuk ka grupe të ndara. Drejtori i drejtorisë ka refuzuar ta komentojë largimin e djeshëm të Shpend Ahmetit, nga të gjitha funksionet brenda VV’së, duke thënë se kjo është çështje e tij.
Shpend Ahmeti mbrëmë deklaroi dorëheqjen e tij nga Vetëvendosje. Sipas tij, mosmarrëveshjet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje janë arsyet kryesore të largimit të tij nga partia.
“Nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri-tjetrin brenda organizatës, duke forcuar kështu klasën e tejkaluar politike. Arsyeja për të cilën unë kam hyrë në Vetëvendosje nuk është më.